Lezhë, 15 persona arrestohen për vjedhje të energjisë elektrike

polici-terrenPolicia e Shtetit ka arrestuar 15 qytetarë nga Lezha për vjedhje të energjisë elektrike.

Arrestimet janë kryer pas inspektimeve nga OSHEE-ja dhe Policia e Shtetit për abuzimet me energjinë në këtë qytet për periudhën 28 tetor – 7 nëntor.
Sipas Policisë së Lezhës, gjatë këtyre ditëve janë evidentuar 28 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.
Policia informon se janë proceduar 29 shtetas, ku 15 shtetas janë arrestuar, 4 janë shpallur në kërkim dhe 11 të cilët ndiqen në gjendje të lirë, mes të arrestuarve edhe një faturist i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.
Gjatë inspektimeve janë ndërprere rreth 169 lidhje të energjisë, ndërsa për rrethet Lezhë, Kurbin dhe Mirditë, OSHEE-ja ka arkëtuar një shumë prej 33 milionë lekësh.
Nga rastet e evidentuara në 19 raste janë biznese dhe 9 raste konsumator familjarë. Personat e arrestuar do të procedohen penalisht.

Get our toolbar!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>