Elbasan, 2 vatra zjarri, digjet një mjet dhe një banesë

Dy vatra zjarri në qytetin e Elbasanit, kanë shkaktuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, djegien e një mjeti si edhe të një banese.
Burime nga efektiva të Repartit të Zjarrëfikëses bëjnë të ditur se “ zjarri i parë është konstatuar në lagjen “ Luigj Gurakuqi”, ku një mjet tip Golf 4 me targë CE 095 YX në pronësi të shtetasit F.M, është djegur tërësisht.
Mësohet se mjeti ka qenë i parkuar para pallatit të pronarit dhe paraprakisht grupi hetimor konstaton se zjarri ka rënë aksidentalisht si pasojë e një rrjeti elektrik shkaktuar në motorrin e mjetit. Po kështu është djegur tërësisht banesa në pronësi të shtetasit E.V, me banim në lagjen “ Skënderbej”.
Në vendngjarje u dërgua grupi hetimor, i cili konstatoi se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike

Get our toolbar!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>