July 24, 2014

amc-spring980x100px

Shqiptarët bëjnë thirrje për protesta në të gjithë Maqedoninë

VIDEO përplasjet e policisë me protestuesit shqiptarë në Shkup

Pas protestave që u zhvilluan të premten dhe të shtunën në Shkup, duket se situate sa vjen e përkeqësohet, pasi nëpër rrjetet sociale po shpërndahen ftesa për protesta që pritet të mbahen gjatë ditës së sotme, në shumicën e qyteteve të banuara me shqiptarë. Të paktën këto janë raportimet që vijnë nga mediat në Maqedoni.

Protestat pasojnë pas dhunës policore ndaj protestuesve shqiptarë dhe vendimit të Gjykatës Themelore në Shkup, që shpalli fajtorë dhe dënoi me burg të përjetshëm gjashtë shqiptarë të akuzuar për vrasjen e pesë maqedonasve dy vjet më parë.

Dje, një grup prej dhjetëra të rinjsh, bllokoi rrugën kryesore para xhamisë së Jahja Pashës në Shkup dhe marshuan drejt komunës
së Çairit, rreth një kilometër më në veri. Të rinjtë, u përleshën me forcat e policisë dhe goditën me gurë ndërtesën e Komunës dhe
të selisë së Partisë shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI).

Policia ndërhyri dhe i shpërndau protestuesit, me anë të bombave paralizuese. Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) informoi
lidhur me protestën, duke theksuar se mbi 20 veta janë të plagosur nga radhët e protestuesve, por edhe policisë. Sipas zëdhënësit të
MPB-së, Ivo Kotevski gjashtë persona janë arrestuar. e dhunshme kanë

Ndërkaq, protestat e dhunshme kanë nxitur reagimin ndërkombëtar. Ambasada Amerikane, Zyra e Bashkimit Evropian, misionet e Natos dhe të OSBE-së në Shkup, përmes një komunikate të përbashkët theksojnë të drejtën për të protestuar në mënyrë të qetë dhe dënojnë sjelljet e dhunshme. Diplomatët perëndimorë bëjnë thirrje për dialog midis qytetarëve dhe politikanëve që do të rezultonte në qetësimin e marrëdhënieve ndëretnike në vend.

Leave A Comment