Shkolla e policisë, 2-3 maj testimi me shkrim i aplikanteve femra të pakualifikuara

TIRANE-Policia e Shtetit ka përcaktuar datat 2 dhe 3 maj për të zhvilluar testimin me shkrim të gjitha aplikantet femra që në testimin kaluar nuk kanë grumbulluar 50 pikë. 

“Në datat 2-3 maj 2014, nisur nga kërkesa e akteve ligjore, ku 50% e kandidatëve që pranohen në polici duhet të jenë nga gjinia më pak e përfaqësuar, si dhe nga ecuria e deritanishme e testimit fizik, ku një pjesë e aplikanteve femra janë skualifikuar pasi nuk kanë arritur normat, do të zhvillohet testimi me shkrim i të gjitha aplikanteve femra për Shkollën Bazë të Policisë, të cilat gjatë testimit të zhvilluar më parë nuk kishin arritur të grumbullonin mbi 50 pikë,”- bëhet me dije nga policia.

Më tej sqarohet se testimi me shkrim do të zhvillohet pranë Qendrës së Formimit Policor. “Më datë 2 maj do ti nënshtrohen testimit me shkrim:
• në grupin e parë kandidatet e Qarkut Tiranë me kodin e aplikantit deri tek kodi i aplikimit 2904.
• në grupin e dytë kandidatet e Qarqeve Tiranë (ata që nuk përfshihen në grupin e parë), Shkodër, Lezhë, Korçë, Gjirokastër, Fier.

Më datë 3 maj do ti nënshtrohen testimit me shkrim:
• në grupin e parë kandidatet e Qarqeve Elbasan, Durrës, Dibër, Berat, Vlorë.

Aplikantet që do të testohen në grupin e parë të datës 2 dhe 3 maj do të paraqiten tek Qendra e Formimit Policor në orën 06:30.
Aplikantet që do të testohen në grupin e dytë të datës 2 maj do të paraqiten tek Qendra e Formimit Policor në orën 11:00.”

Get our toolbar!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>