Lufta në Siri, burg pa afat dy imamëve të xhamive, RENEA rrethon gjykatën

Burg pa afat eshte masa e sigurise qe gjykata e krimeve te renda vendosi sot ndaj imamit te veteshpallur te xhamise se Unazes se Re, Genci Balla, i akuzuar se ka bere thirrje per xhihad ne Durres.

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën e sigurisë arrest me burg edhe për imamin e xhamisë së Mëzezit, Bujar Hysa.
Ky i fundit është një nga personat e arrestuar dhe të akuzuar për nxitje të terrorizmit dhe rekrutim të shtetasve shqiptarë që dërgoheshin për të marrë pjesë në luftime në Siri.
Diten e sotme në gjykatën e krimeve të rënda caktohen masat për katër nga të arrestuarit ndërsa nesër pritet që para gjykatës të dalin edhe personat e tjerë të akuzuar.
Gjykata e krimeve të rënda është rrethuar nga masa të rrepta sigurie, përfshi edhe vendosjen e forcave të sigurisë nga reparti special RENEA.

Kliko per info Pushime

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

gjykata fier

Tenton të godasë prokuroren në seancë gjyqësore, arrestohet autori në Fier

Specialistët për krimet në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasin Arben Myzeqari, 51 ...