July 31, 2014

amc-spring980x100px

Tiranë, Inspektoriati i Punës pezullon punimet në një kantier ndërtimi

kantier

TIRANE-Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore  pezulloi të martën, punimet në një kantier ndërtimi në Tiranë.

Mësohet se pezullimi ka ndodhur për shkak të shkeljeve të kushteve teknike të sigurisë në punë, gjë që mund të shkaktojë aksidente të mundshme që rrezikojnë jetën e punëmarrësve. Pezullimi, i cili është mundësuar dhe nga marrëveshja për bashkëpunim që ekziston mes ISHPSHSH dhe Policisë së Shtetit, do të vijojë deri në momentin që subjekti të garantojë kushtet e sigurta të procesit të punës.

Inspektoriati Shtetëror i Punës ka detyrimin ligjor për të mbrojtur dhe garantuar jetën e punëmarrësve. Në kushte të moszbatimit të tyre, ky institucion ka të drejtë të ndërmarrë dhe vendime për ndalimin apo bllokimin e punimeve.

Leave A Comment