April 23, 2014

amc-spring980x100px

Lezhe, 4 shtetas te huaj ne pranga per falsifikim kartëmonedhash

euro

Arrestohen katër shtetas të huaj për falsifikim të kartmonedhave. Katër shtetas të huaj, u arrestuan sot nga forcat e policisë së qarkut Lezhë, me akuzat për “Falsifikim i kartmonedhave” dhe “Prodhim i mjeteve për falsifikim”. Zëdhënësi i shtypi i policisë qarkut Lezhë, Fatos Cera, bëri të ditur se,  të arrestuarit janë, francezi Berterëd Ngue Nyemeck, 33 vjeç, i dënuar më parë në Francë për falsifikim dokumentash, Marie Paule Angues Nnanga nga Kameruni, 30 vjeçe, Naim Muharremi 38 vjeç, shtetas suedez, me banim në Zvicer dhe Lulzim Gashi, 34 vjeç, shtetas kosovar, banues në Trevizo në Itali.
Ata  u kapën në flagrancë, në vendin e quajtur “Tuneli i Thirres, duke udhëtuar në mjetin veturë B.M.VV 530 me targa ZH 53503, ku gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e proves materiale sende dhe mjete që dyshohet se përdoren për falsifikim kartmonedhash si, aparate dhe kartmonedha 500 eurosh ngjyrosur me të zezë, fletë të bardha me përmasa të kartmonedhave prerje 500 euro dhe disa produkte të tjera që shërbejnë për fallsifikimi e kartmonedhave.
Materialet i’u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale të “falsifikim i kartmonedhave” dhe “prodhim i mjeteve për falsifikim”

Leave A Comment