April 24, 2014

amc-spring980x100px

Kosova 6 vjet pavarësi, ja axhenda e festimeve më 17 shkurt

Kosove-Pamje-nga-Prishtina-Foto-ATSH-466x350

PRISHTINE-Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës me organizim të qeverisë së Republikës së Kosovës, në Prishtinë dhe qytetet e tjera, si dhe në të gjitha ambasadat e Kosovës në botë, do të organizohen aktivitete të shumta. Në një njoftim për shtyp qeveria e Kosovës bën të ditur sot axhendën e manifestimeve, nga 14 deri në 17 shkurt 2014, për shënimin e 6 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Në 14 Shkurt ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat do t’i kushtohet Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ndërsa pasdite në Galerinë Kombëtare të Kosovës hapet ekspozita e Koleksionit të “Marubit”. Ndërsa në 15 shkurt në Muzeun e Kosovës do të çelet ekspozita “Shkatërrimi i Trashëgimisë Kulturore në Kosovë 1998-1999” . Në të gjitha ambasadat e Republikës së Kosovës në botë organizohen pritje për trupin diplomatik, zyrtarë shtetesh, si dhe personalitete të rëndësishme të shteteve përkatëse, ndërsa në Hotelin Swiss Diamond, mbahet koncerti i tenorit Agim Hushi.

Në Teatrin Kombëtar në 16 shkurt do të zhvillohet  Koncerti Festiv i Ansamblit Kombëtar SHOTA, kurse në Hotelin Emerald, nga Presidentja e Republikës së Kosovës, organizohet pritje solemne .

Ditën e Pavarësisë në 17 shkurt, paradite do të bëhen homazhe para varrit të Presidentit Rugova, si dhe para varrezave të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari në Prekaz. Më pas do të mbahet mbledhja solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë organizohet Manifestim Qëndror, me pjesëmarrje të njësiteve të FSK-së, Policisë së Kosovës, Shërbimit Korrektues dhe bëhet parakalimi i efektivave të tyre. Nën kujdesin e Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, do të organizohet pritje solemne në Hotelin Grand. Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë organizohet paradite një koncert për fëmijë, ndërsa pasdite po në këtë shesh do të ketë koncert me këngëtarët më të njohur të vendit. Pjesë e axhendës së festimeve do të jenë edhe homazhet në komunat e Republikës së Kosovës, ku do të bëhen homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe tek shtatoret e heronjve të Kosovës, do të organizohen seanca solemne në Kuvendet e Komunave, ndërsa në mbrëmje koncerte në sheshet e qyteteve dhe në përfundim do të bëhet ndezja e fishekzjarreve

 

 

 

 

Leave A Comment