April 21, 2014

amc-spring980x100px

Nga 1 shkurti 2014, vështirësohet provimi i patentës, lejohen më pak gabime

patenteHyrja në fuqi e patentës me pikë nuk do ti detyrojë qytetarët të aplikojnë për një karton të ri. Kështu, të gjithë personat që disponojnë një leje drejtimi nuk duhet të paguajnë për të marrë patentë të re, pasi kartoni që disponojnë do të jetë i vlefshëm.
Shoqata Kombëtare e Autoshkollave, në kundërshtim me atë që  ka deklaruar Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor se qytetarët duhet të paguajnë 3500 lekë për kartonin e ri, siguron se kjo nuk do të ndodhë.
Sipas Shoqatës, qytetarët do të paguajnë vetëm nësë duan ta rinovojnë patentën. Ndërkaq, Shoqata e Autoshkollave kundërshton udhëzimin e Ministrisë së Transporteve për uljen e numrit të gabimeve në teste, duke theksuar se, kjo nuk i shërben sigurisë rrugore.
Udhëzimi i Ministrisë së Transporteve hyn në fuqi më 1 Shkurt 2014 dhe parashikon që në testimin teorik, nga 40 pyetje, kursantit do ti lejohen 7 gabime.  Aktualisht, testet përmbajnë 40 pyetje dhe lejohen 10 gabime.scan

Leave A Comment