April 24, 2014

amc-spring980x100px

Lufta në Siri, Erdogan kërkon largimin e Assad nga pushteti

erdoganKonferenca e ashtuquajtur ”Gjeneva II” duhet të punojë për largimin e Bashar al-Assad për pasojë të përgjegjësive që vetë ai ka në humbjen e jetëve të qindra mijëra sirianëve të pafajshëm, deklaroi sot, në Tokio, kryemnisitri turk, Reccep Tayp Erdogan.

“Në Gjeneva II, duhet të sigurohemi për funksionimin e të gjitha masave të ndërmarra deri tani dhe po ashtu për haëjen rrugë të një epoke të re për SIrinë, pa Bachar al-Assad pjesë të saj”, theksonte Erdogan gjatë një konference për shtyp, në Japoni, ku po zhvillon një vizitë zyrtare.

“Rreth 130 mijë persona kanë humbur jetën dhe ai që ka lejuar që të ndodhë diçka e tillë nuk mund të qëndrojë më në krye të shtetit të atij vendi, kjo nuk mund të pranohet”, veçoi kryeministri turk gjatë një konference të organizuar nga e përditëshmja japoneze ekonomike, “Nikkei”.

Gjeneva II, që ka synim arritjen e një zgjidhjeje politike për konfliktin e përgjakshëm në Siri, është planifikuar të hapet më 22 janar, nën drejtimin e Ban Ki-moon, sekretari i përgjthshtëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Zvicër, ku do të jenë të pranishëm përfaqëseus nga 20 vende të ndryshme.

Leave A Comment