August 21, 2014

Informaliteti, ISHP: Në 2013, 3-fish më shumë të pasiguruar

pallateTIRANE- Inspektoriatit Shteteror i Punes ka konstatuar nga kontrollet e kryera në mbarë vendin gjatë tremujorit të fundit të 2013, një rritje të ndjeshme të informalitetit.  

Në  një takimi të kreut të ISHP Dritan Ylli me drejtorët rajonale të ISHP, u deklarua se

gjatë periudhës tetor – nëntor 2013 janë kryer 1836 inspektime me 29335 punëmarrës të evidentuar.

Deri tani janë konstatuar 944 subjekte të paliçensuar, me 1559 kontribues të munguar në skemën e Sigurimeve Shoqërore.

Në subjekte të liçensuara të kontrolluara, janë evidentuar për periudhën Tetor-Nëntor të këtij viti, 361

punëmarrës ilegalë ose 18.7% e punëmarrësve.

ISHP -ja sipas një plani të përbashkët veprimi, me Drejtorinë e Policisë dhe degën e Tatim-Taksave,

organizuan kontrolle të përbashkëta në subjektet të cilat e zhvillojnë aktivitetin e tyre në orët e natës në

Tiranë.

Nga ky kontroll rezultoi se:

• U ushtrua kontroll në 121 subjekte, nga të cilat 16 subjekte të paliçensuara me 30 kontribues të

munguar në skemën e sigurimeve shoqërore.

• U konstatuan 47 punëmarrës ilegalë në subjekte të liçensuara.

• Në 69 subjekte nuk u konstatuan shkelje të legjislacionit të punës.

Eshte ngritur nje grup pune, qe do të monitoroje punen e bërë nga inspektorët e terrenit pranë këtyre

subjekteve dhe dosjet e arshivuara pranë Degës Rajonale të Qarkut (ku ushtrojnë aktivitetet subjektet

objekt-kontrolli), për të ndërhyrë aty ku duhet.

Leave A Comment