April 24, 2014

amc-spring980x100px

Elvana Gjata sell ne ekran Silvana Bracen

elvana

Elvana Gjata, kengëtarja e joshëse e cila di të rrokë tendencat e fundit, e preferuar shumë nga të rinjtë, ka gjetur një ide origjinale në klipin e  saj më të ri që pritet të hidhet së shpejti në tregun muzikor . Në një trailer të videos së këngës ,  shpërndarë ditët e fundit  në internet, në fillim të klipit shfaqet  prezantueja e viteve ’80 në TVSH, Silvana Braçe, e cila bardhë e zi,  anunçon këngën e Elvanës, sikundër  bëntë në emisionin e saj me preferenca muzikore në Televizionin Shqiptar. Duke imituar në kohë, Braçe , prezanton ndër të tjera :” teleshikues të dashur, do të ndjekim një këngë që do t’ju bëj që zemra t’ju rrahë fort dhe trupi t’ju përshkohet nga deshira për të vallëzuar”. Disko Disko  nga Elvana Gjata…!!!

Kënga e saj e re , titullohet “Disko disko” dhe në realizimin e saj Elvana ka bashkëpunuar me grupin  Kaos të përbërë nga dy reperat Vigan Bardhi dhe Lum Berisha. Kënga i përket rrymes dance dhe pritet të jetë një nga hitet e verës së këtij viti.
“Disko disko”  është  produksioni i studios Threedots, ndërsa për herë të parë për dukjen e Elvanës do të përkujdeset stilisti i njohur kosovar Valdrin Saiti.
Elvana Gjata, e zbuluar para disa vitesh në një talent show, numëron një sërë hitesh në karrierën e saj. Ajo njihet për stilin e veçantë në të kënduar dhe lookun e adhurueshëm. Në vitin 2012 ajo fitoi çmimin e parë në Top-fest 8 me këngën “Me ty

Leave A Comment