April 17, 2014

amc-spring980x100px

Adnan Januzaj mund të luajë për Kosovën

januzajjAdnan Januzaj mund të zgjedhë Kosovën, pasi kombëtarja e Kosovës mori zyrtarisht lejen nga FIFA për të luajtur ndeshje miqësore.
Gazeta angleze, “Daily Mail” bën të ditur se ky është vetëm hapi i parë drejt pranimit të Kosovës nga FIFA dhe për këtë arsye, talenti i Mançester United mund të bindet për të luajtur me skuadrën e vendit të tij të origjinës.
Vetë Januzaj ka thënë gjatë sezonit se synimi i tij është të bëjë Kosovën krenare.
Nëse Kosova do të pranohej si anëtare e FIFA-s, atëherë shumë lojtarë të tjerë që luajnë në Europë mund t’i bashkohen kombëtares të saj.

Leave A Comment