Ministria e Inovacionit shpall hapjen e konkurseve per punesim ne Administraten Publike

haritoTirane – Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike Milena Harito fton çdokënd të jetë pjesë e garës:

Ju bëjmë me dije se Departamenti i Administratës Publike ka filluar procedurat e rekrutimit në shërbimin civil. Në faqen e Internetit www.pad.gov.al, janë publikuar pozicionet vakante në institucionet e linjës.

Përsa më sipër ju sqarojmë se aty do të gjeni informacionin përkatës në lidhje me vendet e lira në administratën publike, kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta që duhet të plotësojnë kandidatët si dhe afatet brenda të cilëve ju duhet të dorëzoni dokumentacionin e nevojshëm.

Duke marrë në konsideratë formimin tuaj akademik dhe profesional, do t’ju sugjeronim të aplikonit për pozicionet në të cilat ju i përmbushni kriteret e veçanta të publikimit duke dërguar në kutinë postare Nr.1751, dokumentacionin e mëposhtëm:

• kërkesën për aplikim,

• CV-në,

• fotokopje të diplomës dhe librezës së notave

• fotokopje të librezës së punës (nëse kërkohet)

• fotokopje të çertifikateve të kualifikimit, dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit

• fotokopje të vërtetimit të gjëndjes gjyqësore si dhe të paktën një letër rekomandimi

• një numër telefoni për tu kontaktuar si dhe adresën e plotë të vendqëndrimit. (Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit).

Dokumentet mund t’i dërgoni edhe të skanuara në adresën: info@pad.gov.al dhe, nëse do të përzgjidheni, duhet t’i sillni të noterizuara.

Për më shumë informacion në lidhje me këto vende pune, ju lutem vizitoni faqen e Internetit www.pad.gov.al .

E Juaja,

Milena Harito,

Ministër për Inovacionin dhe Administratën Publike

2 comments

  1. E majtisteve, social – komunisteve, hoxhisteve, Edisteve !

    Ministre

    Milena Harito

  2. MINISTRECJA E TE RAKOMANDUARVE

    Në praktiken e ministrise se administrimit publik te Haritos, kushurires se brezit te shtate te Edi Kristaq Rames, nuses se kodoshit Ksenofon Shteto, ajo qe vlen me shume per të rekrutuar “nepunesit civile” mbetet familja, perkatesia politike, miqesia.
    Nga lajmet ne shtypin e perditshem, nga komentet, nga bisedat ne bar, ne autobuz, ne tren, ne rradhen per te terhequr pensionin apo ndihmen shoqerore vertetohet se shumica e te punesuarve te “njeqind diteve ediramiste” është bere në sajë të afërsise familjare dhe miqesive ( per vende pune te blera nuk ka akoma raste te njohura).
    Fenomeni i reziston të gjitha reformave te punësimit, duke përfshirë edhe ndonje agjenci të punësimit të përkoheshem, një bastion i shpresës për shumë profesionistë qe e meritojnë te punesohen.
    Në republikën e rekomandimeve ediramiste dhe ilirmetiste, ligji per “nepunesin civil” do të prodhojë 100% të vendeve në garat me baze rekomandimin dhe 0% nëpër qendrat e punës. Për tu punesuar ne Shqiperine e Edi Kristaq Rames dhe Ilir Rexhep Metes dora e rekomandimeve mbetet e vetmja.
    Kryeministri per te qene “funny” me brezin e ri te sapodiplomuarve e jo, nepermjet ketij zbatimi kreativ te ligjit per “nepunesin civil” te deleguar kushurires se tij Harito, ngre ne piedestal praktiken e hidhur raciste, shoviniste, te korruptuar e kriminale te para ardhesit te tij Sali Ram Shiqere Berisha.
    Shaka që i përgjigjet realitetit si ne lumin e te perzgjedhurve si “keshilltare” personale te tij ne kryeministri, Fuga, Lleshi, Maliqi, Agaçi ashtu edhe ne krye te dikastereve, organizmave e drejtorive me te rendesishme te drejtimit te shtetit shqiptar, per te cilin mori njemilion pro-te e bashke atdhetareve te tij.
    Ne të gjithë duam të rekomandojmë, në çdo rast, për një vend të mirë në klinikë, për tu trajtuar me mire ne spital, per te fituar nje burse studimi brenda e jashte vendit, per te fituar ne nje proçes gjyqesor edhe kur nuk kemi te drejte, per te shpejtuar praktiken e nje legalizimi apo te nje gjobe venje per thyerje te kodit te qarkullimit rrugor, per nje vend pune ne shkembim te nje vote ne zgjedhjet elektorale.
    Për të mos kujtuar , për fat të keq, gjithnjë e më shpesh, qe duhet edhe nje rekomandim për të varrosur te afermit, miqte në varreza!
    Dhe nuk mund te jete ndryshe ne epoken e shoqërisë teknologjike, është e vështirë të dëgjosh dikë të lëvderoje rekomandimin dhe po aq e vështirë të gjesh dikë që nuk ka pasur një te tillë!
    E keqja eshte që janë të rekomanduar shpesh persona te pa afte, injorante, foulle e dallkauke e te korruptuar, nga të cilët varet e ardhmja dhe fati i shumë familjeve shqiptare!
    Për sa kohë që idiote te tillë demtojne veten e tyre, dëmi është vetëm një gjë e vogël, problemi fillon kur nga idioti i rakomanduar drejtor, deputet, burokrat i larte qeveritar, ushtarak i larte, rektor e tere plejada e “nababeve” me llogari bankare interesanti, brenda e jashte vendit, varet jeta dhe ardhshmeria e te tjereve!
    Kjo është një nga arsyet e vendqendrimit te ngujuar te qerres ediramisto-ilirmetiste që pengojnë progresin, qe po bejne te pamundur çdo sakrifice te shqiptareve per tu pranuar denjesisht ne familjen europiane!
    Keta idiote te rakomanduar , me pushtet pltoesi, kanë tendencë që të rrethojnë veten me llojin e ngjashëm te tyre në mos më keq!
    Dhe për sa kohë që pozicionet kryesorë ne drejtimin e shtetit, te ekonomise, te se ardhmes, mbeten privilegj i te rakomanduarve, i kthyer në sistem nga keta halabage idiote-mbartes, rralle apo as edhe nje here mund te përfshihen ne keto pozita pushtetore njerez me te vertete te vlefshem, te afte, inteligjente.
    Te merituarit do vazhdojne te largohen nga vendi, me zemer te thyer e te deshperuar pasi deshires se tyre per ta ngritur vendin ne nivelin e perparuar europian, ne saje te aftesive te tyre te zeruara nga barbaret antishqiptare te rakomandimeve, me ne krye Hariton e “fibrave optike te prera” e padronet e saj.
    Shpresa eshte gjithnje ajo me e fundit qe do vdese. E ardhmja do i shqelmoje edhe keta ozurpues injorante te se ardhmes tone.
    Edhe nje tjeter mrekulli ne proçesin e konkurimit per “nepunesin civil” te Haritos: kerkohet edhe libreza e notave, kur shumica edhe mund te mos ta kete, edhe pse ne vete diplomat eshte shenuar nota.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>