July 26, 2014

amc-spring980x100px

Tiranë, 10 të arrestuar për drejtim mjeti pa patentë e në gjendje të dehur

rrugoreeeeTirane – Dhjetë persona janë arrestuar nga policia e kryeqytetit pasi drejtonin makinat në gjendje të dehur ose pa patentë. Lajmi është bërë me dije nga burimet zyrtare që kanë listuar edhe arrestimet e kryera:
Në kuadër të marrjes së masave për disiplinimin e trafikut rrugor si dhe penalizimin e shkelësve të Kodit Rrugor, Njësia Rajonale e Qarkullimit Rrugor Tiranë dhe Kavajë, kanë organizuar një aksion të gjerë me kontrolle në akset rrugore, si rrjedhim i të cilit është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i 10 shtetasve :

Sa sipër, u  arrestua në flagrancë  shtetasi Denis Fredi Kushi 18 vjeç, banues në Tiranë, sepse rreth orës 07:30, në rrugën “Sami Frasheri”,  ka qënë duke drejtuar në gjëndje të dehur automjetin tip “Benz Mercedez ML” me targë AA717C. Materialet i‘u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë,  për veprën penale “Drejtim i mjetit në gjendje të dehur”, parashikaur nga neni 291 i Kodit Penal.

U arrestua në flagrancë shtetasi Klejdi Rushit Koxheri, 18 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, sepse rreth 17.00, në Rrugën e Kavajës, është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi motorrin tip “Skuter Malaguti” me targa CAC 112, me ngjyre të zezë 50 c.

U krye arrestimi në flagrancë i shtetasit Refik Liman Bici, 40 vjeç, sepse dje rreth ores 19:30’,  në Bulevardin “Bajram Curri”, është konstatuar duke drejtuar pa leje drejtimi motorrcikleten e tij të markes “Modena”, 111 c ngjyre blu, pa targa. U kryen veprimet proceduriale e  hetimore, materialet do t’i kalojnë Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Drejtim i mjetit pa deshmi”, parashikuar nga neni 291 i K.P.

U arrestua Panajot Qemal Hasa, 40 vjeç, lindur ne Gramsh dhe banues në Tiranë, sepse rreth orës 17.00,  në Rrugën Demokracia Bathore, eshte kapur ne flagrance nga patrulla e policise rrugore duke drjetuar  pa leje drejtimi perkatese dhe ne gjendje te dehur motorin prone të tij,  marka “YJANG  B14”, me targe AE 106.

U arrestua në flagrancë shtetasi  Ilvi  Agim  Meta, 22 vjeç, banues  në Kavajë, i  dënuar  më  parë  për  vjedhje, pa leje drejtimi, sepse rreth  ores  17.20’, në superstradën  Durrës  – Rrogozhinë duke drejtuar mjetin  tip “Benz  2500”,  me  targe  TR  65 74  F, me  drejtim  Kavaje -  Rrogozhine, ka  humbur kotrollin  e mjetit  duke  dale  ne  korsine  tjetër  dhe    prere  rrugen  autovetures  me  targa  AA  999 CK, qe  levizte  ne  drejtim  Rrogozhine -  Kavaje,  qe  drejtohej  nga  shtetasi  Valter  Shaho Memisha,  58  vjeç, banues  Tirane.  Si pasojë  e  përplasjes  së  këtyre  mjeteve  janë  demtuar  lehtë  vetë  drejtuesi Valter  Memisha,  bashkeshortja  e  tij  shtetasia si  dhe  shtetasi  Enes  Bardhyl  Kollçaku    19 vjeç,  i  cili udhetonte  si  pasagjer ne  Benz,  me targa TR 6574 F .

Gjithashtu demtime  ka  pësuar  dhe  drejtuesi  i mjetit  Benz, me targa TR 65 74 F, i  cili  aktualisht  ndodhet  i  shtruar  në  Spitalin  Ushtarak  Tiranë, jashtë rrezikut për jet2ën. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Kavajë, për veprat penale    te  “ Shkeljes  se  rregullave  te qarkullimit  rrugore “ Drejtimit  te  mjeteve ne  menyre  te  parregullt “,  parashikuar nga nenet  290/1  &  291 të

U bë arrestimi në flagranë i shtetasit  Xhuljano Ilir Xhuli,  24 vjeç, lindur dhe banues ne  Tiranë,  sepse rreth ores 03.00, në rrugën e Kavajës, te kryqezimin e 21 Dhjetorit  eshte konstatuar duke drejtuar pa patente dhe në gjëndje të dehur mjetin tip “Golf Volsvagen 5”,  me targa AA 544 CB,  ngjyre blu.  Materailet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë. Neni 291 i K.P.

U arrestua në flagrancë shtetasi Nuridin Mahmut Sejranaj, 28 vjeç, banues në Kavajë,      sepse është konstatuar duke drejtuar pa dëshmi leje drejtimi me targa AA847,  124c.

Mbrëmë, u arrestua në flagrancë shtetasi Bedri Ismail Çopa, 29 vjeç, sepse ne qytetin e Kavajes, është konstatuar duke drejtuar pa leje drejtimi motorrciklet pa targa,  110 c.  Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprën penale “Drejtim mjeti pa leje drejtimi apo pa dëshmi‘, parashikuara nga nenet  291 i K.P.
U krye arresimi në flagrancë i shtetasit Mario Agim Bajrami 23, lindur dhe banues ne Tirane, arsim 8 klase, pasi u kap ne flagrance ne qytetin e Kavajes, duke drejtuar mjeti tip Ford me targa AA 310 BI,  te cilen e drejtonte pa leje drejtimi.

U arrestua në flagrancë shtetasi Gezim Vasip Deda, 34 vjeç, banuse në Mëzez Tiranë, sepse rreth 12.00, në Rrugën e Kavajës, është kapur duke drejtuar pa Leje Drejtimi motorrin e markës “Jamaha Krypter”, pa targa, me ngjyre te zeze, 99 c. Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, për veprën penale “Drejtim mjeti pa dëshmi”. Neni 291 i K.P.

Është realizuar ekzekutimi i Vendimit Penal Nr. 58, date 05.12.2011 të Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, ne ngarkim te  shtetasit Vasillaq Moni Kule, 24 vjeç, lindur e banues ne fshatin Sinjë Berat. Në ngarkim të tij Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kavajë ka sjelle Udhërin Nr. 118, date 08.11.2013, mbi Vendimin Penale Nr. 58, date 05.12.2011, ku e ka dënuar me 1 vit heqje lirie për vepren penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor“.

Leave A Comment