July 31, 2014

amc-spring980x100px

“Të pastrojmë Shqipërinë në një ditë”, nis fushata kombëtare

vullnetaretTIRANE-Nën moton “Të pastrojmë Shqipërinë në një ditë”, autobuzi i gjelbër u nis mëngjesin e të hënës në një tur nëpër qytete të ndryshme të vendit tonë për të identifikuar zonat më problematike të ndotjeve.

Lidhur me këtë lëvizje që ka marrë mbështetjen e të gjithë aktorëve si të qeverisë qendrore, vendore, medias dhe qytetarëve, Shehu sqaron se “Qëllimi i aktivitet është në kuadër të lëvizjes “të pastrojmë Shqipërinë në një ditë”, e cila bën pjesë në lëvizjen botërore ku janë bashkuar plotë 107 shtete të botës.

Këtë vit Shqipëria i bashkohet për herë të parë kësaj lëvizje”.

Ai shton se “në kuadër të inisiativës, jemi duke bërë dhe hartën e parë dixhitale të mbeturinave, ku po përdorim aplikacioni Trashout, i cili po përdoret gjerësisht për këtë  lëvizje botërore, dhe mund të shkarkohet falas në platformat android apo i phone, të celularëve tanë”.

Të mbledhur në sheshin Nënë Tereza, dhjetra të rinjë, nisen  drejt qyteteve të Shqipërisë. Ervin Shehu tregon se “sot nisim zyrtarisht fushatën sensibilizuese, në të gjitha qytetet e Shqipërisë me autobuzin e gjelbër. S

ot turin do e nisim drejt Elbasanit dhe Pogradecit, nesër në Korçë, pasneser në Gjirokastër, të enjten në Sarandë dhe të premten në Vlorë.

Green bus tour është konceptuar si një fushatë për të sensibilizuar të gjithë njerëzit.

Gjatë kësaj jave do të ketë prezantime në shumë shkolla të vendit, në gjimnaze dhe universitete, njerëzit do të informohen me lëvizjesn se çfarë do të ndodh në 22 nëntor, rekrutimin e vullnetarëve dhe trajnime për aplikacionin trashout”.

Kjo nismë mbështetet nga 4 Ministri, si ajo e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, si dhe  Ministrisë së Pushtetit Vendor.

 

Leave A Comment