April 17, 2014

amc-spring980x100px

Kosovë, 16 të arrestuar për shkelje gjatë procesit zgjedhor

kuti_votimiShtatë lëndë të hapura dhe 16 të arrestuar janë të dhënat e prokurorisë së shtetit për procesin zgjedhor. Laura Pula, kordinatore për zgjedhje në prokurorinë e shtetit tha se rastet e tilla kanë ndodhur në Gjilan, Mitrovicë, Malishevë, Drenas, Istog dhe Podujevë. Ndërsa Baki Kelani tha se në përgjithësi situata është e qetë dhe nuk ka pasur ndonjë rast, i cili do ta pengonte procesin zgjedhor.
Kryeprokurori raporton për një rast që bëhet fjalë për një anëtar të një subjekti politik, afër një qendre të votimit, që po shpërndan disa kartele duke i udhëzuar qytetarët se për kënd të votojnë dhe se policia ka marrë personin dhe po e interviston.
Po ashtu, kryeprokurori ka bërë të ditur se janë gjashtë prokuror kujdestar që po përcjellin mbarëvajtjen në Prizren.
”Sot Prokuroria Themelore e Prizrenit ka angazhuar gjashtë prokurorë, të cilët janë kujdestar dhe po e përcjellin mbarëvajtjen e zgjedhjeve këtu në regjionin e komunës së Prizrenit. Qysh në mëngjes, pak para orës 8:00, jemi informuar se në disa vendvotime kemi pasur mungesë të vulave, është vonuar hapja e vendvotimeve dhe, ndërkohë, kanë marrë vulat rezervë, i kanë shti në përdorim dhe ka vazhdu procesi i votimit. Ne kemi kontaktu me policinë dhe i kemi autorizu policinë që të marrin veprimet hetimore për rrjedhën e këtyre vulave, ende nuk i kemi rezultatet se çfarë ka ndodhë me këto hetime, por, bëhet fjalë për tri raste këtu në Prizren” , ka thënë kryeprokurori.

Leave A Comment