April 24, 2014

amc-spring980x100px

Korcë, 19-vjecari: Ime shoqe iku nga shtëpia se nuk duheshim, babai s`e përdhunoi

ciftii2KORCE-Klodi ime më shkatërroi. Ajo gënjen kur thotë se babai im e ka përdhunuar. Këtë gënjeshtër të turpshme e ka sajuar për t’ia mbathur me dikë tjetër”. Kështu u shpreh dje Kelvi Begolli, bashkëshorti i 17-vjeçares Klodjana Gjonaj, e cila dy ditë më parë denoncoi vjehrrin e saj se kishte kryer me të marrëdhënie seksuale me dhunë. Ngjarja pohohet të ketë ndodhur mëngjesin e së shtunës, në fshatin Menkulas të rrethit të Devollit. Menjëherë pas denoncimit, blutë vunë në pranga Gjergji Begollin. E ndërsa pritet të dalë akt-ekspertiza për të provuar fajësinë e 44-vjeçarit, vetë ky i fundit ka deklaruar gjatë marrjes në pyetje se është i pafajshëm dhe se ngjarja është sajuar nga nusja e djalit të tij.

“Nuk kam qenë në shtëpi në kohën kur nusja e djalit pretendon se e kam përdhu-nuar. Kam qenë me bashkëshorten tek të afërmit e saj. Kjo është lehtësisht e verifikueshme. Nuk e kuptoj pse ajo e sajoi këtë histori. Kisha pak kohë që isha kthyer nga emigrimi dhe Klodjanën e doja si vajzën time. Nuk mund ta bëja kurrsesi një gjë të tillë. Ky është një turp i madh, do të doja që të mos jetoja më”, – ka thënë në polici Gjergji Begolli.

Ndërkohë, ka reaguar bashkëshorti i 17-vjeçares, i cili kërkon lirimin e menjëhershëm të të atit. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Kelvi Begolli pohon se gruaja e tij ka trilluar me qëllim për t’u larguar nga shtëpia e tyre. 19-vjeçari Begolli rrëfen me detaje telefonatën e fundit me të shoqen, dyshimet dhe dhimbjen që i ka lënë pas kjo histori.gshqiptare

Comments
6 Responses to “Korcë, 19-vjecari: Ime shoqe iku nga shtëpia se nuk duheshim, babai s`e përdhunoi”
  1. Gramoz says:

    TRILLIM I KEQ I KESAJ QE I NXORI NAMIN E KEQ VJERIT TE SAJ .PER TU LARGUAR NGA SHTEPIA ..

  2. robert says:

    Kesaj do per koka we ka nxjer kete nam per vjerrin .,keshtu mendoj in,…

  3. 01 says:

    Kjo eshte tragjedi per interesat e veta me perly te familjen e burrit turp per ket nuse ,por mos te harroj edhe aj qe e merr ket nuse ka me ja perly edhe familjen e ti njedit

  4. kjo eshte vetem trillim i nuses per tu larguar nga shpia dhe per te njollosur kte familje turp per te dhe turp per familjen qe e ka lindur dhe rritur kte lloj femre

  5. Hyseni says:

    Turp per ket nuse qe e njollos vjehrrin,por turp edhe per shtetin qe vepron pa baza ,dhe e prangos te pa fajshmin .Runa ZOT nga te dobtit se veq njerzit e dobet edhe shteti i dobet i bojin keto gjana.

  6. artemis says:

    historin nuk e di njeri qe te flasim.c’do njeri do mbroj veten.po vjerri ca do thoshte qe nuk e bera do thoshre.kurse I shoqi esht budalla,,,dhe I vogel si dhe nusja.ajo po te deshte te ikte kishte ikur dhe nuk I hapte namin vetes.pse nuk nxorri justifikim tjeter ajo po per vjerrin 44 vjecar qe sa esht kethyer nga kurbeti,ketu kemi degjuar per baban perdhunon vajzen dhe jo vjerri nusen na duket cudi dhe genjeshter.mos vall ne shqiptaret nuk ndryshuam fare?mos vall ajo vajz 17 vjecare nuk duhet te kishte folur apo mos vall do te themi qe edhe sikur te jet e vertet ajo I ka dhen shkak vjerrit ?nuk beso.lexoj turp turp njollosi familjen e burrit.po sikur te jet e kunderta e kemi menduar?turp te shoqit qe del dhe thot qe deshte te ikte me nje tjeter.po te deshte te ikte te kishte ikur te keqen dhe nuk do merreshe as me ty as me baban tend.jam fare e panjohur nga vajza por thjesht kam nje mendim ndryshe se merrem me ketr pun per dhunen ne familje….

Leave A Comment