April 18, 2014

amc-spring980x100px

Eksperti Ilir Kulla: Jam pro sjelljes së armëve kimike! Nuk përbëjnë asnjë rrezik

armet-kimike-280x200ILIR KULLA

Prej disa ditësh është ngritur një tymnajë e madhe politike në Tiranë për çështjen e armëve kimike siriane,  të cilat në bazë të një rezolute shumë të rëndësishme të Këshillit të Sigurimit të OKB duhet të largohen shumë shpejt nga Siria dhe duhet të zhvendosen në një vend të sigurt. Natyrshëm lindin pyetjet çfarë janë armët kimike, si u mbërrit tek armët kimike siriane, pse duhet të vijnë në Shqipëri dhe jo diku tjetër, si do të ndodhë i tërë ky proces nga lëvizja prej Portit të Latakias e deri në shkatërrimin e plotë të tyre. Le të përpiqemi të kristalizojmë pak këtë çështje të mbytur nga thashethemnaja e madhe e Tiranës politike dhe jo vetëm.
1. Çfarë janë armët kimike?
Armët kimike janë armë të shkatërrimit në masë. Bashkë me armët biologjike, bërthamore dhe radiologjike, ato njihen ndryshe edhe si armë të shkatërrimit në masë. Ato janë përdorur për herë të parë në mënyrë të gjerë në Luftën e Parë Botërore, kanë qenë shumë të rëndësishme në Luftën e Dytë Botërore, janë përdorur në luftën e Vietnamit, në luftën e ish-Jugosllavisë, në Irak e në shumë luftëra të tjera rajonale të pas Luftës së Dytë Botërore. Teknikisht armët kimike janë armë në bazë të të cilave përdoren agjentë kimikë të rrezikshëm. Ato klasifikohen në tri lloje sipas llojeve të agjentëve kimikë. Lloji i parë janë ato më të rrezikshmet, ku lëndët helmuese nuk përdoren gati kurrë për përdorim civil, spitalor mjekësor apo mbrojtës. Ndër këto lëndë kemi ipritin, gazin nevrin etj. Lloji i dytë, kur këto lëndë helmuese kimike mund të përdoren në shkallë shumë të kufizuar për përdorim civil, në raste lëndësh që shërbejnë kundër zjarrit apo për bojëra të ndryshme; Në këtë lloj klasifikohet edhe sarina, e cila është nënprodukt i Dimetil Metilfosfanit dhe nuk ka përdorim civil. Lloji i tretë janë agjentët kimikë, të cilët kanë dhe përdorim civil të gjerë si kloropicirina. Armët kimike janë prodhuar nga lëndët helmuese luftarake me karakter agresiv në përdorim luftërash. Në vitin 1993, OKB duke bërë një klasifikim të qartë mes agjentëve kimikë, lëndëve helmuese luftarake, armëve kimike, llojeve të tyre, mënyrave se si ato dëmtojnë njeriun, si shpërndahen në ajër, në tokë, në ujë, çfarë pasojash japin për jetën e njeriut, kaloi një konventë ndërkombëtare, e cila synon ndalimin e përdorimit dhe shkatërrimin e armëve kimike në të gjithë botën.
2. Armët kimike siriane
Armët kimike siriane janë pjesë e arsenalit kimik ushtarak rus dhe sovjetik të dhuruar Sirisë në formën e ndihmës ushtarake nga aleati i saj i madh që nga 1982 e deri në 2010. Kryesisht ato janë armë të tipit mbrojtës, por në mes tyre ka dhe armë kimike dhe lëndë helmuese luftarake të tipit agresiv apo sulmues, sikundër gazi sarin. Siria deri në shtatorin e këtij viti nuk e kishte nënshkruar këtë konventë ndërkombëtare, duke shfrytëzuar faktin se ndodhej në gjendje lufte me Izraelin dhe këto armë duheshin për përdorim mbrojtës në rast agresioni. Kur në verën e këtij viti, në periferi të Damaskut u përdoren disa raketa me agjentë kimikë dhe vdiqën rreth 1.000 veta, SHBA të cilat janë anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB, vendosën që ky çast të ishte pika e kthimit të këtij konflikti civil, sepse kemi të bëjmë me një thyerje dhe dhunim të qartë të ligjeve ndërkombëtare, në përdorimin e armëve kimike kundër civilëve të pafajshëm në luftë.
Ky qëndrim i SHBA, i mbështetur nga BE, shumica e vendeve arabe dhe NATO, u kundërshtua nga Rusia dhe Kina, gjithashtu vende me të drejtë vetoje në KS të OKB. Kjo gjë e bënte aksionin ushtarak amerikan të paligjshëm, por mbi të gjitha krijonte kushtet e një konflikti rajonal në Lindjen e Mesme, i cili prekte drejtpërdrejt Izraelin, partnerin numër 1 në atë rajon. Kështu që, nën presionin amerikan dhe perëndimor, me qëllimin për të shmangur një luftë të përmasave të mëdha në Mesdhe, u arrit në një kompromis nëpërmjet një rezolute të OKB, e cila kërkon: 1. largimin, transportin larg Sirisë dhe eliminimin e këtyre armëve dhe 2. rifillimin e procesit të paqes në Siri nëpërmjet bisedimeve në Gjenevë këtë muaj.
3. Pse Shqipëria?!
Shqipëria është vend anëtar i NATO-s që nga 2009, është vend mesdhetar shumë afër me Sirinë, por jo kufitar me të, si Turqia dhe Greqia dhe, mbi të gjitha, jo palë në konflikt. Shqipëria ka nënshkruar pas rënies së diktaturës konventën kundër armëve kimike dhe i ka shkatërruar ato nëpërmjet programit Lugar 2003-2007. Shqipëria, si ish-vend komunist dhe si ish-vend militarist, i ka kapacitetet për t’u bërë i mundur transporti dhe depozitimi i këtyre armëve në reparte të sigurta ushtarake nën mbrojtjen dhe monitorimin e NATO-s. Shqipëria ka detyrimin ndërkombëtar që, në rast se i kërkohet të zbatojë rezolutat e OKB, përfshirë dhe Rezolutën e OKB-së të 28 shtatorit, si dhe nenet 4-5 të NATO-s.
Së fundi, Shqipëria ka nevojë të ngrejë prestigjin dhe besueshmërinë e vet ndërkombëtare nëpërmjet bërjes pjesë e zgjidhjes së një nga krizave më serioze ndërkombëtare të viteve të fundit. Shqipëria nuk mund të kërkojë të jetë pjesë vetëm e tryezave ndërkombëtare në të cilat kërkohet ndonjë qyl, a ndonjë kredi më shumë, apo ndonjë fond grant më tepër për rrogat dhe pensionet. Pas 100 vjetëve histori shtetërore dhe konsolidimit të shtetit, ka ardhur koha që Shqipëria të bëjë detyrat e veta për paqen dhe sigurinë e botës.

/Botuar ne te perditshmen Panorama/

Comments
4 Responses to “Eksperti Ilir Kulla: Jam pro sjelljes së armëve kimike! Nuk përbëjnë asnjë rrezik”
  1. genci says:

    Ti z. Kulla e ke mundesin edhe iken dhe jeton ne Amerike, po u ndot Shqiperia me keto helme,por mjere femijet dhe brezat e shqiptareve qe do te vijne cfar pasojash te tmerreshme do te kene , pamjet filmike nga Siria ne sulmin me keto arme jane te tmerreshme ,thjeshte tymi i cigares ne nje dhome nuk i gjendet zgjidhja dhe po vret shendetin po gjithe ajo sasi qe do beje kerdin me kancer dhe po behet edhe tani nga helmet e diktatures qe ju i quani te azgjesuara me sukses por realiteti eshte ndryshe shikoni semundjet e tmerreshme qe po kalojne shqiptaret shkoni neper spitale dhe do te tronditeni nga e verteta e hidhur, ne raport me popullsin me vendet e tjera semundjet kancerogjene jane rritur me rreth 40 % ne shqiperi, turp cohuni o popull cohuni ,

  2. q....i i vlorès says:

    si mo nuk jan té dèmshme qar thoni kshu mo mir thot genci ti mund té ikish jasht shtetit po populli shqiptar qar té bèje mor legena qeveritar. Popull tè ngrihemi té gjith kundra armève kimike né shqipèri té mbrojm pasardhésit tané shèndetit tonê fèmijèt tané té gjith jo léndét kimike né shqipéri.

  3. Gramoz says:

    SHKATERIMI I ARMEVE KIMIKE SIRIANE NE VENDIN TONE ,KA NJE PROBILITET PER INCENDENTE ZERO SEPSE PERDORET HIDROLIZA DHE PROCESET BIOKIMIKE MBIKQYREN NGA SPECIALISTE KIMISTE TE USHTRISE NDERSA PROBABILITETI NE ARMET USHTARAKE TE ARTILERISE PROBABILITETI ESHTE LARTE PER INCIDENTE SIC ESHTE RASTI GERDECIT.PROTESTAT NGA OJQ ORGANIZOHEN NGA MAFIA SLLAVE..

  4. Ana says:

    Ka te drejte Kulla, edhe Gramozi…… nuk perben rrezik per Shqiperine. Ne e hame barutin me dhembe, dhe mes plehrash kemi kohe qe jemi.
    Pikerisht per kete arsye “bota” na trajton si rrezik per ta, dhe pas kesaj do na vene ne karantine, perfundimisht.
    Ishalla plas nje e madhe fare, te zhduket ky komb, se mesa shoh nuk i ka mbetur asgje. Nuk ka me as gjak, as nder, as seder.
    Eshte mbushur me nje kase palo politike, qe shesin e blejne interesat e popullit, dhe nuk jua ndjen per asgje.

Leave A Comment