April 23, 2014

amc-spring980x100px

Ekonomia e eurozonës rimëkëmbet në 2014-2015

eurozonaKomisioni Evropian vlerëson se ekonomia e Eurozonës do të tkurret për 0.4 për qind këtë vit, por pritet të rritet për 1.1 për qind në vitin 2014 dhe 1.7 për qind më 2015.

Këto të dhëna janë nga një parashikim që ka prezantuar Komisioni sot në Bruksel.

Më herët, KE ka parashikuar që ekonomia e zonës 17-anëtarëshe të rritet për 1.2 për qind në vitin 2014, por ka konstatuar se kërkesa nga ekonomitë në zhvillim do të jetë më e ulët, ndërsa rritja e këtyre ekonomive do të ngadalësohet.

Norma e papunësisë në Eurozonë pritet të mbetet në rekordin e tanishëm prej 12.2 për qind këtë vit dhe më 2014, ndersa më 2015 do të bie në 11.8 për qind.

Leave A Comment