Tiranë, arrestohen dy persona të kërkuar nga Interpoli

tearrestuaritTirane – Dy persona janë vënë në pranga nga strukturat e Policisë së Shtetit gjatë ditës së sotme. Burimet zyrtare thanë se forcat e policisë bënë të mundur arrestimin e 2 personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar për krime në fushën e narkotikëve.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan, nga një operacion i konkluduar, sot rreth mesditës, është arrestuar shtetasi shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar Gëzim Selman Karaj, vjeç 45, nga Elbasani.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma. Ndaj tij Gjykata e Milanos ka lëshuar urdhrin e arrestit të datës 16.04.2013, pasi akuzohet për kryerjen e veprës penale ”trafik droge”.
Po sot, nga një operacion i strukturave kundër narkotikëve të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës, u bë e mundur kapja e të kërkuarit Pirro Arkile Spiri, vjeç 40, banues në Durrës.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Frosinones me vendim të datës 30.07.2013, e ka dënuar me 14 vjet burgim për ”shkelje të ligjit mbi drogat-heroinë”. Aktualisht ky shtetas duhet të vuajë pjesën e mbetur të dënimit prej 10 vjet e 5 muaj.
Arrestimi i tyre është bërë me qëllim ekstradimi drejt shtetit Italian, bazuar në marrëveshjen ndërmjet dy vendeve.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

vrasja-elton-cica

Ja 10 sekondat e vrasjes në Bllok. Personat në lokal lëvizin si të “tërbuar”

Ky është momenti kur Elton Çiço, 35 vjeç qëllohet me armë nga ...