July 30, 2014

amc-spring980x100px

“Fund Marrëzisë”, 287 kazino të bllokuara. Sekuestro 2498 pajisjeve

kazinoTirane – Operacioni “Fund Marrëzisë”, i nisur prej datës 14 tetor, po vijon me intensitet në të gjithë vendin. Ministria e Brendshme bënë me dije se në kuadër të këtij operacioni, deri në këto moment janë bllokuar 287 subjekte, janë kontrolluar  1313, janë proçeduar penalisht 483 subjekte, janë proçeduar 476 persona, janë sekuestruar 2498 makineri lojëra fati e pajisje si dhe 203 kompjuter dhe 606 monitor (televizorë) në subjektet e pikave të basteve.
Në qarkun Tiranë: Janë bllokuar 216 subjekte, janë kontrolluar 245 subjekte, janë proçeduar penalisht 169 subjekte dhe 161 persona, janë sekuestruar 1047 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 63 kompjuter e 180 monitor.
Në Qarkun Durrës: Janë bllokuar 9 subjekte, janë kontrolluar 104 subjekte, janë proçeduar penalisht 27 subjekte dhe 27 persona, janë sekuestruar 216 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 15 kompjuter e 27 monitor.
Në Qarkun Lezhë: Janë bllokuar 41 subjekte, janë kontrolluar 45 subjekte, janë proçeduar penalisht 34 subjekte dhe 34 persona, janë sekuestruar 155 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 9 kompjuter e 43 monitor.
Në Qarkun Shkodër: Janë kontrolluar 93 subjekte, janë proçeduar penalisht 25 subjekte dhe 25 persona, janë sekuestruar 82 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 22 kompjuter e 92 monitor.
Në Qarkun Kukës: Janë kontrolluar 35 subjekte, janë proçeduar penalisht 18 subjekte dhe 19 persona, janë sekuestruar 98 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 10 kompjuter e 29 monitor.
Në Qarkun Dibër: Janë kontrolluar 47 subjekte, janë proçeduar 24 subjekte dhe 24 persona, si dhe janë sekuestruar 104 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 10 kompjuter e 22 monitor.
Në Qarkun Elbasan: Janë kontrolluar 145 subjekte, janë proçeduar 35 subjekte dhe 35 persona, janë sekuestruar 109 pajisje lojëra fati, si dhe në pikat e basteve janë sekuestruar 15 kompjuter dhe 62 monitor.
Në Qarkun Korçë: Janë bllokuar 2 subjekte, janë kontrolluar 67 subjekte, janë proçeduar 20 subjekte dhe 20 persona, janë sekuestruar 104 pajisje lojëra fati, si dhe në pikat e basteve janë sekuestruar 2 kompjuter dhe 4 monitorë.
Në Qarkun Berat: Janë kontrolluar 129 subjekte, janë proçeduar 41 subjekte dhe 42 persona, janë sekuestruar 84 pajisje lojëra fati, si dhe në pikat e basteve janë sekuestruar 26 kompjuter dhe 26 monitor.
Në Qarkun Fier: Janë bllokuar 4 subjekte, janë kontrolluar 220 subjekte, janë proçeduar 48 subjekte dhe 47 persona, janë sekuestruar 253 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 12 kompjuter dhe 54 monitor.
Në Qarkun Gjirokastër: Janë kontrolluar 89 subjekte, janë proçeduar 15 subjekte dhe 15 persona, janë sekuestruar 132 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 8 kompjuter dhe 24 monitor.
Në Qarkun Vlorë: Janë bllokuar 15 subjekte, janë kontrolluar 94 subjekte, janë proçeduar 27 persona dhe 27 subjekte, janë sekuestruar 114 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 11 kompjuter dhe 43 monitor.
Materialet e sipërpërmendura janë në ruajtje pranë Komisariateve të Policisë 2770 pajisje, pranë tatimeve 310 pajisje dhe lënë në ruajtje 227 pajisje.

Leave A Comment