Dhurimi i gjakut, përcillen mesazhe ndërgjegjësimi

dhurimi gjakutTIRANE-Organizata Shqiptare e Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut organizoi sot një aktivitetet sensibilizues për dhurimin vullnetar të gjakut pranë Parkut “Rinia”, ku dhe u ngrit çadra për personat që dhuruan gjak. 

Aktiviteti, “Flaka e Dashurisë dhe e Solidaritetit”, i ndërmarrë në kuadrin e Projektit IADSA dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut dhe Shoqatën e Talasemisë, konsistoi në pasimin e flakës (si flaka olimpike) nga grupe të ndryshëm dhuruesish.

Simbol i dashurisë dhe solidaritetit, me qëllim, nxitjen dhe sensibilizimin e popullsisë për dhurimin e gjakut si një akt i lartë qytetarie dhe solidariteti human, rrugëtimi i flakës nisi nga Sheshi “Nënë Tereza” dhe, pasi përshkoi Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, mbërriti në Parkun ‘Rinia’.

Flaka u ndez nga ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, Ambasadori Italian, Massimo Gaiani, si dhe Presidenti i Organizata Shqiptare e Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut, Natale Capodicasa, të cilët përcollën mesazhe sensibilizimi për dhurimin vullnetar të gjakut.

 

Kliko per me shume info Kliko per me shume info Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

mishi-kuq

Rrezik sëmundje, bllokohet shitja e mishit të lopës dhe viçave

Sëmundja e quajtur Dermatoza Nodulare, që ka prekur gjedhët në disa vende ...