April 18, 2014

amc-spring980x100px

Adnan Januzaj zgjedh Shqipërinë?

januzajjAdnan Januzaj, një nga emrat më të përfolur për momentin të botës së futbollit ka dhënë një intervistë për televizionin KTV. Kjo është intervista e tij e parë për një medie botërore.
“Adnan Januzaj flet për herë të parë për një media botërore. Dhe në Shqip. Në ‘Interaktiv’”, shkruan Rexha në Facebook.
Januzaj pritet që të zbuloj shumë të fshehta të tij të cilat deri më tani nuk i di askush.
18-vjeçari  do të përgjigjet në të gjitha pyetjet në gjuhën shqipe dhe ndoshta edhe mund të na gëzoj sot me ndonjë lajm ekskluziv.
Fakti që ai ka zgjedhur të japë intervistë për një media shqiptare tregon se ndoshta zgjedhja e tij mund të jetë për të luajtur për Shqipërinë.

Comments
11 Responses to “Adnan Januzaj zgjedh Shqipërinë?”
  1. sheba says:

    Ti shiko karrierentende,mendohu mire para se te zgjedhesh.Mire do jete te luash me shqiperin.

  2. forcaaaaaaaaaaa…..shqiperia mir se te vish ne shqiperine tone…

  3. agim says:

    peshku ne det dhe ju tiganin ne zjarre…ne rregull jemi

  4. riki says:

    Kam kriju binejen se edhe po te luajn edhe yjet e futbollit per Shqiperin prap nuk do te fitoj,sikur t’jet kombtare e mallkuar.

  5. florim says:

    mos ti qorro zoti syt se kan me ta ba futbollin bajat po qili syt o djal himu shipnis se ta bojn ma zi se canes behramit etj etj si shaqirit i thojshin biri i shkines

  6. alqi says:

    te marrin shembull nga bosnja.lojtaret e te cileve luajne ne ekipet me te mira te europes dhe zgjodhen te luajne per kombin e tyre dhe ja arriten.lojtari ibisevic nuk pranoi pasaporten amerikane te cilen ja ofruan!!!!

  7. kalivacioti says:

    le te mbledhim dhe ne elementet tan me te mir sikur esht ky talent imrekullushem karriera e tij pa tjeter qe do shkelqejme cdo klub qe ai do luaj keshtu qe per ekip komb ai duhet pa tjerer te zgjedh gjakun e vet sic kan ber shum lojtar edhe me me fam .letna jap edhe nev ate pak krenari po sido qe te ndodh do kemi respekt per talentin ton

  8. Adi Kokalari says:

    Januzaj eshte nje talent ,per ne shqiptaret eshte nje lajm shume i mire ,nese zgjedh Shqiperine le te shpresojme.
    Dua ti bej nje parantes shqiptarve te Krahines Kosoves ,qe nuk duhet te thone ne kosovaret ,por me plote goje ne shqiptaret ,se keshtu i bie te them dhe une qe jam nga Toskeria ne tosket ,fjala shqiptar te nderuar bashkekombas na bashkon ,fjala kosovar dhe toske apo gege ,çamer sikur ka nje tingellim ndryshe.
    Adi Kokalari
    Berat

  9. Atdhe says:

    Januzaj duhet ta zgjedh kombin jo per ne por per veten e tij; Karakteri tregohet kur preket interesi – pra egoizmi.

  10. albani says:

    ,,Adi Kokolari ,, Pershendetje Vllazrore prej SHQIPTARIT NGA DRENICA

  11. Saimir Maja says:

    Te lumte goja Adi Kokalari. Kam lexuar shume komete te hidhura nga shqiptaret e Shiperise dhe shqiptaret e Kosoves kundrejt njeri-tjetrit kto dite. Ne jemi nje komb, nje gjak dhe duam apo sduam jemi vellezer. Padrejtesite e Europes na kane ndare por ne sduhet ti japim te drejte duke pranuar ndasite qe ne emertimet qe i bejme vetes. Jemi te gjithe shqiptare.
    Respekte nga Saimiri, Tirane.

Leave A Comment