Televizioni francez: Lazarati, kryeqyteti europian i kanabisit

lazaratttTIRANE – Mediat ndërkombëtare i kushtojnë sërish vëmendje kultivimit të kanabis sativës në Lazarat dhe pamundësisë së shtetit shqiptar për të ndërhyrë.
Televizioni francez “M6”, përmes emisionit investigativ “Zonë e Ndaluar” ka sjellë pamje të reja, të marra në afërsi të fshatit problematik, por pa arritur të hyjë atje.
“Lazarati, kryeqyteti europian i kanabisit”, titullohet reportazhi në fjalë. Siç shprehen gazetarët francezë, në vitet e fundit, Shqipëria është bërë prodhuesja e parë e kanabisit në Europë.
“Në një vend ku të tymosësh hashash është e paligjshme, një fshat i tërë është angazhuar në kultivimin e kanabisit. E pafuqishme, ose e korruptuar, policia lejon trafikantët e armatosur, që të vijojnë normalisht me punën e tyre”, shkruajnë reporterët e “M6”.
Duke cituar një fotoreporter vendas, që ndihmoi gazetarët t’i afroheshin Lazaratit, ata theksojnë se është gati e pamundur hyrja në fshat, pasi banorët edhe mund të të vrasin. Ata sjellin në vëmendje hyrjen në Lazarat, të dy të rinjve holandezë, tre vjet më parë, duke marre edhe pamje nga realizimi i tyre televiziv.
Një biznes i tillë, thuhet në reportazh, po mban të gjallë ekonominë e zonës.
Trafikantët sigurojnë punë për të rinjtë nga e gjithë Shqipëria, me një pagesë nga 70 deri në 150 Euro në ditë. Shuma, që ata marrin nga kjo punë sezonale, shkon deri në katër mijë Euro në muaj, që është pesë herë me e larte,se mesatarja e pagesave në Shqipëri.
Në material citohen edhe të dhënat e policisë, sipas të cilave në një vit trafikohen më shumë se 900 ton kanabis nga Lazarati, citon vizionplus. Vlera e kësaj sasie arrin në 4.5 miliardë Euro, që është sa gjysma e Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë.
“Të armatosur me kallashnikov, prodhuesit e drogës nuk hezitojnë të qëllojnë për të trembur turistët kuriozë apo helikopterët e ushtrisë, që tentojnë të fluturojnë mbi zonë”, përfundon reportazhi.
Materiali është pjesë e një vëzhgimi të gjerë të televizionit francez për trafikun e drogës në vendin e tyre dhe pjesa për Shqipërinë zgjat rreth 15 minuta.

Get our toolbar!

2 comments

  1. Do shikojme se cfar di beje Rama tsni do e lejoje apo do e luftoje prodhimin e Lazaratit

  2. mos ja veni veshin francezeve se sa here qe flet per ne flet vetem per te na kritikuar por ka lagje ne France qe arabet dhe afrikanet i kane zaptuar me droge dhe dhune ne Marseille arabet e kane bere si ne shtepine e tyre pisellike dhe vjedhje doge vrasje prandaj merci per kritiken e francezeve ^por ^^^ te filmojne ne shtepine e tyre

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>