April 25, 2014

amc-spring980x100px

Rama: Ligji aktual i nëpunësit civil është i pa zbatueshëm, duhen plotësimet

rama_arvizuKryeministri Edi Rama ka thënë se nuk ka asnjë plan për spastrim në administratë, por ndërtim të një administrate në shërbim të qytetarëve.
Gjatë intervistës dhene për Zërin e Amerikës, i pyetur për debatin që ka shkaktuar ligji për Statusin e Nëpunësit Civil dhe akuzat e opozitës për bllokim të qëllimtë të tij për të justifikuar spastrimin politik në administratë Rama iu përgjigj se ligji në formën që është, është i pazbatueshëm, pasi kërkon aktet nënligjore.
“Nuk ka debat mbi statusin ka vetëm një domosdoshmëri për ta bërë të zbatueshëm ligjin që është miratuar me 3/5 para zgjedhjeve dhe është i pazbatueshëm pasi në këto muaj nuk anë nxjerrë aktet nënligjore dhe kjo është cfarë ne kërkojmë, sugjerohet nga partnerët tanë që kanë bashkëpunuar me ne për këtë ligj dhe për të bërë ndryshimet që u votuan, akuzat për pastrime janë pjesë e shembullit të asaj që thotë kush shpif ndaj teje e bën duke u nisur nga ajo bën vete. S’kemi plane pastrimi, po shtet ndërtimi në shërbim të qytetarëve, administratë që është aty për tu shërbyer qytetarëve”- tha Rama.
Ai sqaroi se ata kane ardhur me një mandat shumë të fortë për të ndërtuar një shtet për qytetarët, te cileve u ka ardhur në majë të hundës nga korrupsioni, pandëshkueshmëria dhe tërësi fenomenesh dhe sjelljesh që e mbajtën vendin larg BE.
“Ne nuk përsërisim fajet e së shkuarës. Askush mos ta harrojë ligji me 84 vota e për ta bërë të zbatueshëm do miratimin me 84 vota, ne i jemi drejtuar opozitës në kërkim të një konsensusi në rrugen e një arsyeje, ligji është i pazbatueshëm”- tha ai.
Kemi premtuar se do të ndalim ecurinë e mëtejshme në rrugën e rrënimit të biznesit dhe se do i shlyejmë sipërmarrjes borxhet e mëdha të akumuluara për punë të papaguara që qeveria nuk i ka paguar. Se si kjo ka të bëjë me një skemë të qartë financimi që ne po e ndërtojmë në dialog me një grup këshilltarësh më të lartë botërorë, FMN e BB, sipërmarrjen që këtë gjendje krize të rëndë që kemi trashëguar.
Asnjë debat për cështje fotografish, ne kemi ekspozuar foto të mjediseve dhe kjo besoj është një normalitet, edhe fotot e kryeministrive të vendeve të Evropës ndahen me qytetarët, ne fotografuam ca gjetëm brenda, të tjerët që janë ndjerë keq kjo është cështje e tyre. Se kush fyhet nga kjo, kjo nuk është cështja jonë, ne e kemi bërë për të thënë shikojini cfare gjetem.

Comments
7 Responses to “Rama: Ligji aktual i nëpunësit civil është i pa zbatueshëm, duhen plotësimet”
  1. 01 says:

    Zotr Rama ti sje duke ber asgj vetem tu u hakmerr ndaj opozites ,sa per korrupcion ti e din ma se miri se njeriun ma te korrupturin e ke ber kryetar te parlamentit zotriun Meten .Zotri Rama a ke harrue sa jeni shar neper media ti e Meta per hani ,a te kujtohet nje vido inqizim qe e ke publikue ne TV Meta tu marr ryshfet .Nisem nga ajo se qysh esht njeriuv vet i ka edhe shoqrin kjo vlen per ju zotri kryeminister.

  2. patrike says:

    o 01 ti se lexon c’shkruan, po vec mesazh dergon! meten,saliu ut e nxorri te pafajshem. po ik FLI.

  3. shkodra says:

    Zoti Rama sa per korrupsion nuk ke pse flet sepse ke bere koalicion me babain e korrupsionit qe e ke akuzuar kur ishe ne opozite dhe per kete ka prova te pa mohushme dhe ma ke vene ne krye te parlamentit si dhe ministrite qe ka marre jane te tera ato qe mund te vidhen leket me rehat pa folur pastaj per ministrat qe kapen per kondrabante kjo quhet “rilindje”…

  4. Eros says:

    Shpresojme ta kete megjithmend.-:)))

  5. opozitari says:

    pse sala kur erdhi ne pushtet ndermorri nje reforme pastrimesh te gjithaneshme a nuk kishte ligje sigurisht qe po por per te punesuar militantet e vet ndermori nje hap ligjor me vendimin e famshem qe u be ne
    prill 2006 dhe kishte fuqi paravepruese per spastrime politike gje qe opozita nuk e kundershtoi shume keshtu qe ai e beri administraten cope cope duke hequr njerez nga puna gjoja me shkelje te kodite etikes pjesmarrrje ne fushate elektorale pra duke bere nje reforme ne administrate vetem e vetem per punesimin e militanteve te tij dhe detyre e qeverise se re mendoj se do jete ndermarrja e nje kontrolli ne gjithe punesimet e bera ne administraten publike mbas vitit 2005 mbasi ato jane bere ne masen rreth 99 % ne kundershtim me ligjin egzitues per sherbimin civil

  6. shqip says:

    Pabesia e Edvinit eshte e njohur dhe nuk pritet gje tjeter vetem te sjell crregullime ne jeten e Shqiptareve sa per korrupsion socialistet jane specialista vetem se harrojne dhe e deklarojne ne televizion hapur dhe populli idiot ju dha voten qe deklaratat ti bejne realitet.

  7. alfred says:

    ZOTRI;aj palloshi igjate me ate kryemallin i kane ditet e shkurtera´.

Leave A Comment