PD krijon portal në internet: Denonconi largimet nga puna

pd denoncimetPartia Demokratike krijon nje portal online per tu ardhur ne ndihme qytetareve te denoncojne shkeljet ne administraten publike dhe largimet nga puna. Deklaratë për media e zëdhënëses së Partisë Demokratike, Laura Vorpsi:

Revanshi politik i mazhorancës së re, presioni dhe largimi i  nëpunësve të shtetit me metodën e vjetër të luftës së klasave, po mbizotëron në çdo zyrë  të administratës shtetërore.  

E gjithë administrata është nën presion, ankth dhe pasiguri për vendin e punës dhe vazhdimin e karrierës, në respekt të meritës. 

Nga sot, Partia Demokratike ka hapur në faqen e saj zyrtare një portal të ri, “Denonco presionin dhe largimin nga administrata”, që do të jetë i aksesuseshëm 24 orë në ditë.

Në këtë portal çdo nëpunës, do të  marrë këshillim falas për të gjitha të drejtat e nëpunësve, do të mund të denoncojë çdo rast të  presionit politik për t’u dorëhequr nga detyra dhe çdo akt për largimin e padrejtë nga administrata. Partia Demokratike i bën thirrje Edi Ramës, të  ndalë presionin mbi administratën, dhe revanshin për spastrimin e saj.

Partia Demokratike fton çdo nëpunës që të  denoncojë rastet e presionit apo largimit dhe i garanton ata se do ndërmarrë të gjitha masat për të çuar para drejtësisë  të gjithë ata që përdorin pushtetin për të  dhunuar të drejtat e nëpunësve, ushtrojnë presion e ndikim të paligjshëm ndaj tyre dhe abuzojnë me pushtetin për të larguar nga puna stafet profesioniste duke i zëvendësuar me listat e militantëve politikë.

4 comments

  1. nuk po kuptohet pse ky nxitim egziston nje ligj per sherbimin civil te
    nenpunesve qe ju te pd e kani shkelur me te dya kembet dhe punonjesit e
    punesuar nga ana e juaj jane bere ne masen 99 perqint militante dhe jane
    marre fillimisht mekontrata provizore dhe mbas gjoja eshte aplikuar sistemi ikonkursit qe perfshinte edhe personin e marre me kontrata provizore ne pune dhe sigurisht qe fitues do ishte ai i punesuari militant provizorish.Ky sistemeshte perdorur ne punesimin ne dogana prandaj qeveria e re duhet ti futet thelle punesimit ne tatime dhe dogana dhe ne sektore te tjere ku administrata eshte bere thuajse njekoloreshe pra pd

  2. c’budalliqe bejne keta te pd!! se polici i leruar me asistence qe do marr i leverdis…

  3. Po ti ke shpi per vete qe flet ne kurrize te femijeve te policeve te liruar .je vertet kazan llozhurash

  4. Ish nepunese e Keshillit te Qarkut Fier. Larguar nga sherbimi civil ne dt.01.02.2013 arsyeja “Mos komunikim me drejtuesin”, pas nje transferimi te detyrueshem ne rrethin Lushnje prej periudhes 14.06.2012 deri ne dt.01.02.2013

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>