July 25, 2014

amc-spring980x100px

Sander Lleshi, keshilltari i Kryeministrit Rama per mbrojtjen

lleshiEdi Rama ka prezantuar gjeneralin Sander Lleshi si keshilltar te tijin ne Kryeministri dhe qe do te mbuloje fushen e mbrojtjes. Me poshte komenti i Rames ne Facebook. 

Emrin e Sandër Lleshit e kam dëguar për herë të parë nga Ismail Kadare, i cili ia sugjeroi palëve si një kandidaturë të spikatur për President të Republikës një vit më parë. Më vonë munda ta çmoj përmes mediave kur denoncoi publikisht rrënimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe degradimin e rëndë të drejtimit të ushtrisë sonë. Dhe njohja nga afër erdhi kur pas zgjedhjeve e thirra për ta dëgjuar lidhur me gjithë çka kishte denoncuar publikisht, si edhe me idetë e tij për të ardhmen e dikasterit qendror të mbrojtjes si edhe të vetë Forcave të Armatosura natyrisht. Pas disa komunikimesh kuptova besoj, arsyet pse shkrimtari i shquar e kishte menduar si president të denjë për vendin këtë gjeneral të panjohur. I edukuar në perëndim, njohës i mirë i historisë dhe bartës i modestisë intelektuale që karakterizon të diturit, zotërues i thellë i fushës jo vetëm nga librat po edhe nga rrugëtimi i një karriere të gjatë – nisur si fëmijë i një familjeje të varfër nga veriu në derën e shkollës së mesme ushtarake “Skënderbej” dhe ndërprerë brutalisht në pozicionin e zëvendës Shtabit të Përgjithshëm nga arroganca e injorancës së pushtetit në ikje -, Sandër Lleshi ka pranuar të jetë këshilltari im për mbrojtjen në kryeministri.

Comments
2 Responses to “Sander Lleshi, keshilltari i Kryeministrit Rama per mbrojtjen”
  1. Robert says:

    E meriton.
    Urime!

  2. Ina says:

    Zgjedhja me e keqe, ky njeri di vetem te tradhetoj, pasi ka tradhetuar partine e PD qe e beri gjeneral te pamerituar, tradhetoj ushtrine qe e rriti, e edukoj, e arsimoj dhe e ushqeu gjith jeten, tani e keni rradhen juve Z.Kryeminister. Kujdes se gjarpri nuk ka kembe… Gabim qe rilindet nje ish gjeneral negativ…koha do t’jua deshmoj!

Leave A Comment