July 25, 2014

amc-spring980x100px

Ligji i ri, leje qëndrimi për fëmijët e lindur dhe shkolluar në Greqi

greqi_athineAdministrate greke ka njoftuar se do të unifikojë legjislacionin për lejet e qëndrimit për emigrantët e huaj. Nga vendimi pritet të përfitojnë disa mijëra emigrantë shqiptarë të cilët prej vitesh nuk kanë arritur të ripërtërijnë dokumentet.
Projektligji i ri shkurton kategoritë e lejeve të qëndrimit si dhe lehtëson praktikat për përfitimin e lejeve nga fëmijët e emigrantëve. Qeveria e Demokracisë së Re dhe e PASOK me këtë paketë po përpiqen të kapërcejnë klauzolën e dhënies së nënshtetësisë për emigrantët dhe fëmijët e tyre, e cila kishte krijuar probleme brenda qeverisë.
Kodi i ri i Emigracionit do të paraqitet në Parlament nga ministri i brendshëm grek, Janis Mihelakis në 29 gusht, ose në fillim të shtatorit. Për projektligjin dhe përmbajtjen e tij janë informuar PASOK, ndërkohë që pritet të çelet drita jeshile edhe nga kryeministria.
Sipas projektligjit të ri:
-Të gjithë fëmijët që lindin në Greqi, ose të gjithë ata që shkojnë në shkollë do të përfitojnë lejen pa afat të qëndrimit. Dhe në këtë mënyrë, problemi i nënshtetësisë tejkalohet. Sipas këtij paragrafi, të gjithë ata që kanë lejet afatgjata të qëndrimit do të mund të përfitojnë lejet pa afat të qëndrimit. Me ketë kartë, emigrantët e ligjshëm mundet të shkojnë në të gjitha vendet e BE, jo vetëm për të kryer turizëm, por edhe për të kërkuar fatin e tyre andej në punë e jetesë, gjë që nuk do të mund ta bënin deri tani po të mos kishin nënshtetësinë greke.
- Kjo procedurë karakterizohet nga hartuesit e projektligjit si revolucionar, pasi shumë nga palët, kanë shprehur pakënaqësira për faktin që emigrantët ngujohen në Greqinë e krizës, ku nuk mund të gjejnë punë, fakt që u kushton edhe rinovimin e lejes së qëndrimit, pasi deri tani ajo varet nga pullat e siguracioneve shoqërore, të cilat duhet të ishin në një numër të përcaktuar në vit, pasi leja shoqërohej domosdoshmërisht nga sigurimet dhe varet nga libri i shëndetit.
-Në të njëjtin kuadër në projektligjin e ri parashikohet edhe rinovimi i lejes familjare të qëndrimit, e cila deri më sot kërkonte të ardhurat vjetore minimalisht 10.200 euro. Kjo dispozitë abrogohet dhe bëhet më elastike. Po ashtu hiqen edhe mbi 20 dokumenta që kërkoheshin për dhënien e rinovimin e lejeve të qëndrimit. Po ashtu kategorizohen edhe lejet e punës. Nga 4 leje që ekzistojnë deri më sot, ato shkojnë në 1 leje të përgjithshme punë.
-Në projektligjin e ri është edhe krijimi i Qendrave të Shërbimit të Qytetarëve (KEP), të ashtuquajturat «One Stop Shop», të cilat do të funksionojnë ekskluzivsht për emigrantët. Sipas projektligjit që këtej e tutje emigrantët e ligjshëm do të mund t’i marrin lejet e tyre të qëndrimit nga KEP. Lejet e reja të qëndrimit vështirë se do të mund të falsifikohen dhe do të jenë kryesisht biometrike.

Comments
2 Responses to “Ligji i ri, leje qëndrimi për fëmijët e lindur dhe shkolluar në Greqi”
  1. fatos cala says:

    po te ralzohen kto qe lexova do ndimoni me kto dekumentat se u bem me fiksime me shtrese per kto lejet e qendrimit

  2. afrim says:

    Le te shpresojme se do te realizohen keto qe thoni, pak e veshtire, Ju flm per informacionin.

Leave A Comment