Kliko per me shume info

Ankona, shqiptari kapet me 16 kilogramë drogë në makinë

drogaguardiaNjë shtetas shqiptar është kapur me drogë nga Rojet financiare të Portit te Ankonës, në bashkëpunim me Agjencinë e Doganave.
Këto njësi sekuestruan një ngarkesë droge të sjellë nga Greqia me një automjet me targë shqiptare. 16 kilogramët e marijuhanës, të ndara në 14 pako dhe me një vlerë prej 160 mijë eurosh ishin fshehur në një fund të dyfishtë të krijuar nën makinë.

Drejtuesi i automjetit, një shtetas shqiptar identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, ndodhet i mbyllur në burg me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Në ditët e para të gushit në portin e Ankonës janë arrestuar tre korrierë shqiptarë droge dhe janë kapur mbi 400 kilogramë marijuhanë në tre operacione të ndryshme.

Një ngarkesë prej 18 kilogramësh u kap pak ditë më parë e fshehur brenda një bombole gazi, ndërsa në një kamion i ardhur bosh nga Shqipëria u gjetën 380 kilogramë marijuhanë.

Lënda narkotike u zbulua falë nuhatjes së qenve antidrogë e fshehur në panelet që vishnin mbulesën e kamionit. Pas katër orësh pune për çmontimin e paneleve, nga to u nxorrën 224 pako drogë që në treg arrijnë një vlerë prej mbi 3 milionë eurosh.

Kliko per Ofertat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>