Gazeta austriake “Der Standard” portret për ministren e mbrojtjes Mimi Kodheli

kodheliGazeta austriake ”Der Standard” sjell në numrin e sotëm të saj një portret Mimi Kodhelit, Ministre e Mbrojtjes në kabinetin e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, i cili pritet të marrë detyrën në muajin shtator.

Ajo portretizohet si një grua e zonja, me ambicie politike dhe e mësuar me ashpërsinë e burrave në Shqipërinë patriarkale. ”Der Standard” në artikullin e sotëm shkruan se Kodhelit i pëlqejnë sfidat, ndërsa citon atë të ketë thënë se “emërimin e saj Ministre e Mbrojtjes, e sheh si pjesë të emancipimit të pushtetit në Shqipëri”.

Ekonomiste me profesion, 48 vjeçarja deri më tani ka qenë deputete e socialistëve në Parlamentin e Shqipërisë. Kontakti i vetëm i saj me ushtrinë, ka qenë vetëm në rastet kur në kuadër të parlamentit janë diskutuar çështje lidhur me buxhetin për ushtrinë.

Sidoqoftë, ajo tani në detyrën e Ministres së Mbrojtjes në Qeverinë e dominuar nga socialistët, do të tregojë se edhe Shqipëria patriarkale po bën një hap në drejtim të emancipimit. Kodheli shkruan në artikullin e saj gazeta austriake ”Der Standard”, është e mësuar me ashpërsinë e botës mashkullore.

Më 23 qershor, kandidaturën e saj e kishte fituar në Qarkun e Lezhës, ku “është e shprehur shumë papunësia dhe kriminaliteti nga njerëz të armatosur”. Ajo citohet ti ketë thënë gazetës ”Der Standard” se “Njerëzit tregohen më të vëmendshëm kur bëhet fjalë për një grua”.

Shumë kush do ta cilësonte Kodhelin “Zonja e hekurt” për shkak të postit ku është emëruar, por ajo vetë thotë se nuk është e tillë. Në zgjedhjet e vitit 2005 ajo kishte humbur në përballje me Bamir Topin. Thotë se i pëlqen sfidat, ndërsa shton se fakti që ajo është emëruar Ministre e Mbrojtjes, e sheh si pjesë të emancipimit të pushtetit në Shqipëri.

Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe Aleanca Veri-atlantike është shumë e popullarizuar për shkak të luftës për Kosovën. ”Der Standard” nënvizon faktin se Kodheli është një grua shumë e arsimuar. Ajo ka mbarur doktoratën në fushën e financave ndërkombëtare në Universitetin e Veronës në Itali.

Ndonëse kishte planifikuar të punonte në ndonjë bankë, tash e 13 vjet ajo bën jetën e saj në politikë. Duke folur për synimet e Qeverisë Rama gazeta austriake shkruan se synimi kryesor i saj është marrja e statusit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kodheli shpreson se këtë status Shqipëria do ta marrë në dhjetor të këtij viti, ndërsa shprehet e vetëdijshme për sfidat që Shqipëria ka në rrugën e anëtarësimit në BE.
Përgatiti: Fadil Gashi/ RTK/

3 comments

  1. eshte nje grua e zonja e veqant ne shqiperi e meriton jena krenare qe esht shqiptare

  2. Uroj qe Zonja Mimi, ta zhduke korrupsionin me kualifikimet dhe gradat ne FA, pasi ky lloj korrupsioni eshte me pasoja per sigurine kombetare. Tung.

  3. Mimi eshte nje grua fantastike, padyshim qe cdo Shqiptar duhet te ndjehet krenar per figura te tilla qe perfaqesojne shtetin dhe per partine socialiste qe din te beje zgjedhjet e duhura .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>