July 25, 2014

amc-spring980x100px

Vrasja e trefishtë në Vlorë, policia: Autori qëlloi 10 herë drejt plazhit

vlore_policiaPolicia e Vlorës konfirmoi identitetin e personave të vrarë nga ngjarja e ndodhur ditën e sotme në zonën e plazhit. Tre viktimat mësohet se janë janë Diana Ramadan Ademi, 53 vjeçe, Ferdi Agron Bajlozi nga Prrenjasi, 17 vjeç dhe Sokol Asqeri Isufaj, 34 vjeç, nga Roskoveci i Fierit.
Burimet nga vendi i ngjarjes kanë thënë se autori i krimit, ka qëlluar 7-10 herë me armë zjarri nga rruga kryesore në drejtim të zonës ku ndodhet plazhi tek Kalaja, në aksin Vlorë-Orikum.
Policia ka dyshime se shënjestra e ngjarjes ka qenë shtetasi Sokol Isufaj, 34 vjeç, nga Fieri, person me precedentë të mëparshëm penalë. Disa dëshmitarë kanë thënë se ky shtetas ka pasur një konflikt me autorin e ngjarjes, pak minuta para krimit të ndodhur në zonën e plazhit.

Comments
One Response to “Vrasja e trefishtë në Vlorë, policia: Autori qëlloi 10 herë drejt plazhit”
  1. Feanqezi says:

    Texas osht shipnija per ata 250 mij ma pak

Leave A Comment