July 31, 2014

amc-spring980x100px

Vasili: PS-LSI, koalicion jetëgjatë, ende s`ka emra për qeverinë e re

vasiliPS dhe LSI ende nuk kanë nisur dikutimet për emrat konkretë të qeverisë së ardhshme të koalicionit të majtë. Këtë pohim e ka bërë  nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili.
“Çështja e emrave dhe çështje të këtij niveli nuk janë absolutisht fokusi dhe nuk mund të ishin fokusi sepse në fund të fundit, në shtatorin që na pret do të votëbesohet një program qeverisës që është thelbi. Oponenca dhe debati do të përqendrohet tek programi dhe realizimi i tij. Kush do që të jetë do të ketë përgjegjësi për të realizuar këtë program në mënyrë konkrete dhe për herë të parë përgjegjëgjshmëia që të kemi program të  prekshëm realizohet për herë të parë në politikë”, tha Vasili në një deklaratë.

Ai theksoi se koalicioni do te jete afatgjate dhe do te kete prioritet zgjidhjen e krizes aktuale ekonomike. Sipas tij PS-LSI do të jenë së bashku në një bashkëqeverisje për disa mandate.

“Besoj që edhe eksperiencat e kaluara kanë qenë një thesar i madh në të mirë dhe në të keq dhe sot besoj që më të qartë dhe më të pjekur se kurrë, ky koalicion fali edhe një mbështetje të madhe të qytetarëve. Ka mundësi ta administrojë pushtetin e tij për disa mandate, sepse mendoj që sfida e këtij mandati është një sfidë e kryer dhe përgjigjet pozitive do të jenë optimiste që në fillimet e veta”, është shprehur Vasili.

Ai eshte shprehur pro nje tjeter pike te debatuar, siç eshte ajo e ndarjes se mandatit te deputetit nga ai i ministrit.

“Ndarja e mandateve, sigurisht as nuk është një praktikë e re, as nuk është vetëm shqiptar. Një vend që do të kalojë shpejt problemet e tij duhet të ketë eficencë maksimale dhe çdo veprim në këtë drejtim është i mirëpritur. Çdo veprim tjetër që ruan ritmet e ulëta, ruan stanjacionin, apo ruan eficensën minimale të institucionit apo të mosplotësimit reciprok të detyrimeve ndaj qytetarëve dhe ndaj elektoratit nuk i duhet kërkujt. Me ekzigjencë maksimale kjo bie mirë dhe nuk ka ndonjë moment për t’u kritikuar”, tha Vasili.

Comments
6 Responses to “Vasili: PS-LSI, koalicion jetëgjatë, ende s`ka emra për qeverinë e re”
  1. agim says:

    po llogjike z.Vasili qe do jet bashkpunim afat gjat,,,se ty PS der dije kur ishe ministri i shendetsise te kepuste 100 gjera per korupsion dhe vjedhje,,kurse tani jeni bashke ska cte thot me rama, bracia apo dhe ndonje tjeter….hallall ta keni ju te LSI,,kot si ka then i pari qe ( qengji urte pi shum nena)

  2. Piu te Sala ai dhe eshte i ngopur .Me ps-ne do pije me pak.

  3. majtisti says:

    sido qe te jete tani rama+meta jane bashke dhe interesi vendit kerkon qe e e majta e bashkuar te vazhdoje te qeverise te pakten 8 vjet ky eshte interesi i shumices se shqipetareve

  4. majtisti says:

    sigurisht kur jane bashke rama dhe meta fitorja eshte e sigurt
    perpara e majta e bashkuar e djathta ne shqiperi nuk eshte kurre shumice

  5. muci says:

    me kriminela e lsi nuk behet shqiperia

  6. unknown says:

    Ore “Majtist”, po ku do te dije “hajduti” Meta se cfare interesi ka vendi? A je ne metro ti apo jo? Hajde hajde c’ka gallate me ju “Rilindasit”. Po keto jane te gjithe hajdute bashke me ato qe iken, ore “Majtist”

Leave A Comment