April 23, 2014

amc-spring980x100px

Shqiptarët e arratisur nga Trikalas përleshje me policinë greke

policia grekeNatën e kaluar policia greke ka qenë në ndjekje të 4 shqiptarëve të arratisur nga burgu i Trikalas ku ka pasur edhe përplasje me armë. Operacioni është zhvilluar në zonën e Epirit.

Gjatë orëve të natës, 4 shqiptarët e armatosur kanë ndeshur në një patrullë policie në postbllokun e Artës dhe kanë hapur zjarr mbi policët me kallashnikovë, por fatmirësiht këtë herë nuk ka patur asnjë të lënduar.

Pas shkëmbimit të zjarrit me policinë shqiptarët arritën të shpëtonin dhe vazhdojnë të lëvizin lirisht nëpër terren.

Ata janë duke lëvizur drejt kufirit shqiptaro-grek për të kaluar në Shqipëri, por policia thotë se po përpiqet të mos i lejojë ata të largohen.

Leave A Comment