Olldashi: Shpall kandidaturën për kryetar të PD, do përfaqësoj militantët

olldashSokol Olldashi shpalli zyrtarisht kandidaturën e tij për kreun e ri të Partisë Demokratike. Olldashi në një konferencë për shtyp nga selia blu, tha se ka paraqitur pranë PD-së kërkesën për të kandidauar si kryetar.
“Shpall kandidaturën, me dëshirën për të përfaqësuar militantët e PD, anëtarët e PD por dhe me krenari se jam pjesë e opozitës 1997- 2005 dhe pjesë e kësaj qeverise në 2005 deri sot. Do të rikthehemi si shumicë nesër”, tha Olldashi.

Ai është  anëtar i kryesisë së PD-së, dhe ministër aktual i Transporteve. Ai është kandidati i parë zyrtar që është regjistruar pranë strukturave të PD-së për garën e kryetarit. Afati i fundit është dita e premte.

Get our toolbar!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>