April 19, 2014

amc-spring980x100px

Matura, formulari A2 shpërndahet javën e ardhshme

maturaFormulari A2  do të plotësohet nga të rinjtë që synojnë  të zënë një vend në universitetet shqiptare pas datës 20 korrik.  Edhe këtë vit ai do të jenë online dhe mendohet se atë do ta plotësojnë rreth 40 mijë të rinj.
Këtë e bëjnë me dije autoritetet e arsimit të cilët thonë se javën e ardhshme në ndryshim nga vitet e tjera do të jenë vetë shkollat që do të hedhin në sistemin online mesataret e çdo maturanti  si dhe të dhëna të tjera të cilat më pas do të përpunohen nga Agjenisa Kombëtare e Provimeve.

“Gjithë kandidatët të cilët janë future në bazën etë dhënave me anë të aplikimittë formularëve A1 dhe A20 dhe nga këta, ata që kanë kaluar në të gjitha provimet e maturës. Janë 328 programe studimi. Çdo vit rritet numri I programeve të studimit”- thotë  Arben Fagu, specialist në Agjensinë Kombëtare të Provimeve.

Ndërkaq formularin A2 mund ta plotësojnë edhe të rinjtë që mund të kënë zgjedhur të studioijnë jashtë, të cilët përafërsisht në numër shkojnë deri në 6000 kandidatë. Formulari A2 është procesi i fundit  për pranimet në universitete.AS

Leave A Comment