Komentet e para të presidentit Obama për rastin Zimmerman

zimmPresidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, mbrëmë vonë i ka bërë komentet e tij të para publike lidhur me vrasjen e një djaloshi zezak dhe lirimin e personit që ka shtënë me armë ndaj tij.

Obama tha se vrasja e të riut Trayvon Martin, 17 vjeçar, i ka zemëruar afrikano-amerikanët për shkak të jehonës së padrejtësisë në të kaluarën.

17 vjeçari Martin është qëlluar për vdekje në Shkurt të vitit 2012, nga rojtari vullnetar i lagjes, George Zimmerman, i cili nuk u shpall fajtor lidhur me akuza për vrasje të shkallës së dytë dhe vrasje me paramendim, nga një panel gjyqësor në Floridë, më 13 Korrik.

Avokatët mbrojtës patën argumentuar se Zimmerman ka shtënë në vetëmbrojtje.

Vendimi i 13 Korrikut ka dominuar në titujt e lajmeve në Shtetet e Bashkuara gjatë kësaj periudhe. /REL/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>