April 25, 2014

amc-spring980x100px

Barcelona, 32 milionë euro për Tiago Silvën

tiagoooBarcelona vazhdon t’i qëndrojë besnike strategjisë së saj për të blerë Tiago Silvën nga Paris Saint Zhermen. Pas sinjalit që dha menaxheri i futbollistit, i cili kërkoi që klubi katalanas të veprojë, zbulohet edhe oferta e parë që drejtuesit e Barcelonës do t’i bëjnë kampionëve të rinj të Francës.
Sipas mediave katalanase, fillimisht do të ofrohen 32 milionë Euro për kartonin e 27-vjecarit, një shifër kjo më e vogël se ajo që Paris Saint Zhermen pagoi për t’ia rrëmbyer Milanit. Sigurisht që do të jetë shumë e vështirë që presidenti Al Kelaifi ta pranojë këtë ofertë, gjithsesi pas këtij hapi të parë pritet që të intensifikohen bisedimet me rritjen e ofertës nga ana e Barcelonës.
Tratativat mund të marrin rrugën e duhur vetëm nëse braziliani pranon një rrogë më të ulët se 7.5 milionë Euro që perfiton te Paris Saint Zhermen.
Dëshira e vetë futbollistit është që të ndërrojë ambient dhe t’u bashkohet yjeve katalanas, ndaj në këtë kontekst drejtuesit e Barcelonës besojnë se Tiago Silva do të ushtrojë presion për të ndërprerë bashkëpunimin me skuadrën që një vit më parë pagoi 42 milionë Euro për ta blerë.ssport

Leave A Comment